Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Fjala është për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes, presidentin serb.
Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim ku shihet Vuçiç i ulur përballë Trump, sipër së cilit ka shkruar “e turpshme”.
Në postimin e shpërndarë nga Roth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.
“Poshtërim pa aspak shfaqje të respektit. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë e mirë.
Tani t’i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet e ndonjë vendi)”, thuhet në postimin që i ka bërë retweet Roth, duke nënkuptuar që Trump i përdori Kosovën dhe Serbinë për fushatën e tij elektorale.
Shameful! https://t.co/MrNQg4cS5N
— Michael Roth MdB 🇪🇺 (@MiRo_SPD) September 6, 2020