Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, tha se heqja e unanimitetit në vendimmarrjet brenda Bashkimit Europian do t’i jepte fund unionit.
“Heqja dorë nga unanimiteti do të shkatërronte Bashkimin Europian. Nëse unanimiteti do të eliminohej do të ulte rolin e vendeve të mesme dhe të vogla. Kështu që puna e tyre do të ishte vetëm të thonë “po”. Por nuk është kjo mënyra se si duhet trajtuar një vend. Nuk është rastësore që BE është e mbështetur mbi traktate ku kërkohet unanimitet për vendimmarrje të rëndësishme”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe komisionierin Oliver Varhelyi, gjatë konferencës për mediat me rastin e hapjes së kapitujve të parë të negociatave.
Ai kritikoi vendet kandidate që kanë shprehur këtë shqetësim. “Ato vende që e përmendin unanimitetin si pengesë të zgjerimit, thjesht po kërkojnë justifikime”, tha ai.
Në vitet e kaluara, Holanda dhe Franca kanë vendosur veton për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Greqia dhe Bullgaria me Maqedoninë e Veriut.