Ministri për Çështjet europiane dhe ndërkombëtare të Austrisë, Micheal Linhart, në një konferencë për mediat me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka deklaruar se Shqipëria është gati për të nisur negociatat me Shqipërinë.
Linhart shprehu mbështetjen për Shqipërinë dhe tha se ulja në bisedime mes Shqipërisë dhe BE duhet të jetë sa më shpejt.
“Ne shikojmë këtu potencial shumë të madh, është gjithashtu një vend shumë i rëndësishëm për Evropën tonë të përbashkët. Për ne është një çështje me rëndësi qendror që ta mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Për në Shqipëria është pjesë e Evropës si nga pikëpamja kulturore dhe nga pikëpamje ekonomike dhe i ka kryer me sukses detyrat e saj. I ka realizuar reformat që i janë kërkuar. Hapja e bisedimeve me Shqipërinë janë të një domosdoshmëri të nivelit të lartë dhe shpresoj që të zhvillohen tani në Dhjetor”, tha ai.
Me tej theksoi se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE dhe të ketë një bashkëpunim më të mirë mes tyre.