Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është përplasur ‘live’ me kreun e Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi për HEC-et e përfolura për tu ndërtuar në lumin Osum.
Të pranishëm në emisionin “Opinion” në “Tv Klan’, Klosi ka deklaruar se leja fillimisht është firmosur nga Sali Berisha vetëm 6 ditë para se të dorëzonin qeverinë.
Malltezi e ka akuzuar për gënjeshtër duke kaluar kështu debati në tonë të ashpra.
Klosi: Kjo leje u firmos vetëm 6 ditë para se të dorëzonin qeverinë në 2013.
Malltezi: Është kontrata dhe jo leja, mos tregoni injorancë. Mos gënje. Prano që po gënjen. Kërko falje publikisht.
Klosi: Nuk po gënjej, po kontrata është.
Klosi: Po kontrata e firmosur nga Florian Mimaj e firmosur në 6 shtator.
Malltezi: Atëherë kontrata është leje? Përsëri injorancë.
Klosi: Fillove ti, ooo pusho tani. Në këtë rast je injorant komplet ti.