Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kërkesa e firmosur nga ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, është përcjellë në rrugë shkresore dhe elektronike.
Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se është marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.
Durim Bami doli në bisedat e Sky teksa planifikonte vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.
Duhet theksuar se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi më Dubain, prandaj sjellja e tij drejt vendit tonë nuk është kryer menjëherë, siç ndodh me shtetet e tjera.