Lidhur me situatën e krijuar në Bunec të Himarës, ka një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Mësohet se rreth orës 12:26 të kësaj të Enjteje, hidrocentrali i Sasajt ka pësuar shembje. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese.
“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, thotë ministria.
Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec-Piqeras është i kalueshëm.
“Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, përfundon Ministria e Mbrojtjes.