Një Real Madrid në krizë për të gjetur golin nuk është më lajm. Kjo është e dukshme, një realitet tashmë. Ndoshta nuk ishte ky fakti i vetëm në eliminimin nga Copa del Rey, teksa sulmi dështoi të shënojë një gol të vetëm, edhe pse Vinicius Junior zhbalancoi mbrojtjen katalanase, por pa rezultat konkret: Golin.
Në La Liga renditen edhe më keq, në vend të tretë me 9 pikë larg, dhe “El Clasico-n” e radhës që do të zhvillohet të shtunën në 20:45 dhe mund të jetë ndeshja që shuan përfundimisht shanset për titull kampion ose rihap luftën për kreun.
Gjithsesi deri tani kemi parë një Real Madrid të vrazhdë në sulm, me Bale e Asensio jashtë forme, teksa uellsiani dështoi të jetë lider pas largimit të Cristiano Ronaldos. Situatën në dorë e ka marrë 18-vjeçari brazilian, por ai nuk mund të finalizojë ashtu siç bënte portugezi dhe Benzema nuk është gjithmonë në ditën e tij më të mirë.
Po të krahasojmë sezonin aktual me atë të 9 viteve ku ishte Cristiano Ronaldo golat e shënuar nga Real Madrid janë shumë herë më të lartë se këtë vit.
Aktualisht “Los Blancos” kanë tundur rrjetën 87 herë, 37 në “Bernabeu”, ndërsa në tre sezonet më të dobëta me CR7-ën (10-11, 12-13 dhe 17-18) janë shënuar 16 gola më shumë se aktualisht. Ndërkohë që në sezonin 2011-12 janë shënuar 131 gola, plot 44 më shumë se këtë sezon. E përkthyer në mesatare prej 9 vitesh të Realit me Ronaldon, janë 26 gola më pak të shënuar këtë sezon.