Buxheti 2025 është miratuar me 75 vota pro, 24 kundër dhe asnjë abstenim.
Gjatë seancës plenare, u rrëzuan amendamentet e propozuara nga opozita.
Prioritet në projekt-buxhet janë: infrastruktura, pensionistët dhe rritja e pagave.
Kryeministri Edi Rama e prezantoi këtë projekt-buxhet në seancën e 19 Nëntorit.
Vlera e buxhetit 2025, rreth 8 mld Euro.
Opozita hidhi akuza ndaj socialistëve për propagandë para zgjedhjeve parlamentare.
Ndërkohë, pas 11 muajsh, u rikthye në sallën e Kuvendit kryedemokrati Sali Berisha.
Duke kujtuar ditën kur në Kuvend iu hoq imuniteti, Berisha theksoi se është kthyer si fitimtar.