Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, tha se familja e saj i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë kohës që ishte ministre e Kulturës.
Ndërsa rrëfeu se nëna e saj është personi që e ka vuajtur më shumë përfshirjen e saj në politike.
Deputetja e PS tha se e ëma nuk pranonte dot përbaltjen, fyerjet dhe poshtërimin ndaj saj, duke shtuar se nuk do i dalin vitet e jetës për ti kërkuar ndjesë për të gjithë ankthin që i ka shkaktuar.
Mirela Kumbaro: “Kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga familje ime e madhe dhe e vogël. Nëna ime ka qenë një ndër njerëzit që e ka vuajtur më shumë këtë historinë e angazhimit tim në politik dhe vazhdon ende e kësaj dite. Nuk e pranon sot. E ka vuajtur shumë përbaltjen, poshtërimin, fyerjen, shpifjen që janë bashkudhëtarë të një pune të tillë, të paevitueshme.
Nuk do më dalin vitet e jetës për ti kërkuar ndjesë asaj për të gjithë ankthin që i kam shkaktuar në këto vite. Ndërsa pjesa tjetër e familjes, fëmijët e mi dhe bashkëshorti kanë qenë mbështetësit, më kanë dhënë kurajë por edhe kritikët më të mëdhenj. Absolutisht i kam mbajtur larg sepse nuk ka pse publiku të ketë kuriozitet për jetën time private të një politikani ndërkohë duhet të dijë gjithçka për jetën e tij dhe mënyrën sesi e menaxhon detyrën e vet.”