Me shpenzime publike do të bëhet funerali i Kostas Arvanitis, peshkatarit që shpëtoi dhjetëra njerëz me varkën e tij ditën e tragjedisë së zjarreve në Mati verën e kaluar.
“Kostas Arvanitis, i cili u nda nga jeta, ishte njeriu që mallëngjeu të gjithë Greqinë, kur ai dhe gruaja e tij Chryssa, djali i tij Dimitris dhe ndihmësi egjiptian Mahmoud Messafer, shpëtuan 70 njerëz me varkë natën e tragjedisë. në Mati. Humbja e tij na mbush me trishtim”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Zyrës së Kryeministrit grek.
Kujtojmë që nga tragjedia e zjarreve në Mati verën e kaluar humbën jetën më shumë se 90 persona. I pari që rendi për të shpëtuar njerëzit që kishin dalë në breg dhe nuk kishin rrugëdalje ishte pikërisht Kostas Arvanitis.