Mjeshtri i Madh, Mirush Kabashi është i sëmurë rëndë prej dy vitesh.
Ai ka kryer radioterapi për kurim dhe në përfundim të saj, një punonjëse e një spitali privat ka publikuar një foto bashkë me të.
Ajo vlerëson figurën e Mjeshtrit të Madh dhe thotë se është i pazëvendësueshëm.
Pavarësisht sëmundjes, Mirush Kabashi shfaqet i qeshur dhe plot pozitivitet në foto.