Ministri rus i Bujqësisë Aleksandër Tkaçev pati një takim me politikanët më të lartë të premten duke përfshirë dhe presidentin Vladimir Putin.
Takimi u mbajt në Voronezh dhe Tkaçev foli para pjesëmarrësve për përvojën e suksesshme të Gjermanisë në eksportin e produkteve me origjinë shtazore.
“Gjermania shet më shumë se tre milionë ton mish derri çdo vit në Kinë, Indonezi, Japoni …”, tha ministri duke nxitur një reagim të Putinit.
“Indonezia është një vend musliman dhe aty mishi i derrit nuk lejohet”, e korrigjoi Putin.
“Koreja e Jugut … ku është dallimi?”, u përgjigj Tkaçev dhe vazhdoi fjalimin e tij.
Deklarata e Ministrit të Bujqësisë shkaktoi qeshje në sallë ndërkohë që Vladimir Putini e mbuloi fytyrën me duart e tij.