Ndoshta ju ka ndodhur që sa herë udhëtoni drejt të afërmve tuaj jashtë, valixhja juaj në vend të rrobave mbushet me ushqime “Made in Albania”, edhe pse e ndaluar.
Një histori e tillë ka ndodhur edhe me dy shqiptarë që udhëtonin drejt ShBA-së.
Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në valixhen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të lamë pas, por është publikuar vetëm sot, 6 janar 2020.
Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.
Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.
Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.
Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.