Bota Misioni Ramses do të vrojtojë nga afër asteroidin ‘Apophis’ që do të...

Misioni Ramses do të vrojtojë nga afër asteroidin ‘Apophis’ që do të afrohet shumë pranë Tokës

Europa aprovon misionin Ramses, i cili do të vrojtojë nga afër asteroidin ‘Apophis’.

Ky asteroid prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se shpesh është përfolur që mund të kishte një përplasje me Tokën, por astronomët e kanë përjashtuar çdo lloj probabiliteti për një fenomen të tillë, të paktën në 100 vitet e ardhshme.

‘Apophis’, sipas përllogaritjeve, në 13 prill 2029 do të afrohet shumë me ne, rreth 32 mijë km.

Natyrisht është një fenomen ekstremisht i rrallë, pasi që një objekt qiellor t’i afrohet Tokës kaq pranë verifikohet një herë në rreth 10 mijë vjet. Ka një diametër rreth 375 m, dhe rrotullohet rreth Diellit në 323 ditë.

Misioni Ramses në kuadër të mbrojtjes planetare, pritet të përfundojë brenda vitit 2028, e më pas do afrohet me asteroidin për të kuptuar më tepër mbi përbërjen e tij.

Konsiderohet studim mjaft i rëndësishëm pasi do jetë në gjendje që në të ardhmen, të devijojë një asteroid që mund të jetë kërcënim për Tokën.