Fama mund të presë përballë epidemisë së koronavirusit që po prek botën.
Bhasha Mukherjee, 24 vjeçe, duhet të ketë menduar edhe për këtë në zgjedhjen e saj të guximshme për të varur kurorën e Miss Anglisë ”të pushtuar” në vitin 2019, dhe të kthehej për të ushtruar profesionin e mjekes.
Blasha, me një diplomë nga pas dhe me një fytyrë simpatike, e destinuar të fshihet pas ”parzmoreve” të nevojshme mbrojtëse në repart, në javët e ardhshme, ka vendosur të jetë përkrah kolegëve të spitalit ”Pilgrim”, në Boston, (në lindje të Anglisë), duke u angazhuar në ndërrime rraskapitëse turnesh për të shpëtuar pacientët e prekur nga Covid-19.
Dëshmitë e tyre e shtynë atë të merrte rolin e mjekes dhe të braktiste shkëlqimin e turneut ndërkombëtar të ambasadoreve të ojf-ve të nisura muajt e fundit.
Kthimi i saj është autorizuar tashmë nga drejtuesit shëndetësorë të mbretërisë.
“Unë absolutisht duhej të kthehesha në shtëpi. Doja të shkoja atje dhe të kthehem menjëherë në punë”, tha Bhasha, një qytetar indiano-britanike.
“Nuk ka kohë më të mirë se të jesh Miss Anglia dhe të ndihmosh vendin tënd sesa ky moment me shumë nevojë”, thotë Blasha.
Ajo thotë se është e gatshme të punësohet kudo që të jetë e nevojshme.