Extra Misteret e kozmosit, studimi i ri ndryshon debatin për Afërditën

Misteret e kozmosit, studimi i ri ndryshon debatin për Afërditën

Afërdita mund të mos ketë pasur kurrë oqeane në sipërfaqen e saj, thotë një studim i ri.

Pavarësisht një debati shkencor që zien prej vitesh për historinë e Afërditës nëse në të ka pasur oqeane të lëngshme, kërkimet e reja të astrokimistëve të Universitetit të Kembrixhit thonë se ka qenë gjithnjë e thatë.

“Janë propozuar dy histori shumë të ndryshme të ujit në Afërditë: njëra në të cilën Venusi kishte një klimë të moderuar për miliarda vjet me sipërfaqe me ujë të lëngshëm dhe një ku planeti ka qenë aq i nxehtë dhe pa mundur kurrë të kondensojë ujin”.

Tereza Constantinou, Oliver Shorttle dhe Paul B. Rimmer modeluan atmosferën aktuale kimike të planetit dhe zbuluan se “nuk ka pasur kurrë ujë”.

“Afërdita sot është një planet i zjarrtë”, thotë NASA. Planeti ka një temperaturë mesatare prej 465 gradë Celsius në sipërfaqe dhe presion 90 herë më të madh sesa i Tokës në nivelin e detit, si dhe mbulohet nga re të dendura e toksike acidi sulfurik.

Në studimin e tyre, shkencëtarët zbuluan se shtresa e brendshme e planetit s’ka hidrogjen, çka do të thotë se është më e thatë se sa e Tokës.

Në vend të kondensimit në sipërfaqen e planetit, uji në atmosferën e Afërditës mbeti si avull, thotë studimi.

Një tjetër studim i vitit  të shkuar nga Universiteti i Çikagos thotë se Afërdita “ka qenë e pabanueshme në të paktën 70% të historisë së saj, 4 herë më gjatë sesa matjet e mëparshme”.