Aktualitet Misteri i vdekjes së 16-vjeçares shqiptare në Greqi, trupi iu gjet në...

Misteri i vdekjes së 16-vjeçares shqiptare në Greqi, trupi iu gjet në oborrin e një kishe

Një ngjarje e rënë ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Trikalas në Greqi, ku një 16-vjeçare nga Shqipëria është gjetur pa jetë në oborrin e një kishe.

Mediat fqinje raportojnë se e reja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është gjetur nga punonjësit e bashkisë që kishin shkuar për të pastruar Kishën.

16-vjeçarja ka shenja goditjeje të rënda në trup e fytyrë, aq sa fillimisht ka qenë e pamundur identifikimi.

Familja e vajzës, e cila kishte një motër binjake dhe një vëlla, prej vitesh jetonin në këtë qytet dhe përshkruhen nga fqinjët si mjaft të rregull dhe pa problematika.

Hetimet

Policia ka nisur hetimet duke u shtrirë në disa pista.

Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dita e djeshme dhe motra e saj binjake madje njoftoi edhe në polici, duke deklaruar se kishin disa orë që e kërkonin dhe nuk kishin asnjë komunikim me te.

Sipas informacionit dhënë nga TV10.gr, vajza i ishte drejtuar policisë disa ditë më parë, duke raportuar një rast dhune nga një mik.

Ekzaminuesi mjekësor ka shkuar në zonë, si dhe një ekip nga drejtoria e krimit kundër jetës në mënyrë që të hedhë “dritë” për rastin. Policia ka rrethuar zonën për hetime dhe mbledhjen e provave.