Prokurori gjerman Hans Christian Wolters iu ka dërguar një letër prindërve të Madeleine “Maddie” McCann duke iu bërë me dije se vajza e tyre, e zhdukur në Portugali në vitin 2007, ka vdekur.
“Kemi prova konkrete që i dyshuari jonë e ka vrarë Madeleine”, shkruan magjistrati, duke iu referuar 43 vjeçarit Christian Brueckner, aktualisht i dënuar për pedofili. Mes të tjerash prokurori ngushëllon prindërit e vogëlushes për këtë lajm të keq.
“Dhënia e më shumë detajeve në këtë kohë do të pengonte hetimet”, nënvizon Wolters në fund të letrës së tij.