Qeveria franceze ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos përdorin kokainë për të mbrojtur veten nga koronovirusi, siç dhe pretendohet.
“Jo, kokaina nuk mbron nga COVID-19. Është një ilaç që shkakton varësi, ka pasoja të rënda dhe ka shumë efekte të dëmshme”, tha Ministria franceze e Solidaritetit dhe Shëndetit.
Ky është një nga shumë mesazhet e qeverisë franceze që po përpiqet të luftojë lajmet e rreme dhe dezinformatat.
Kështu, disa ditë më parë ata informuan se injektimi i alkoolit dhe klorit nën lëkurë nuk do të vriste virusin që kishte hyrë në trup, ndërkohë që shkaktojnë kancer.
Paralajmërimi i kokainës erdhi si përgjigje ndaj postimrve virale, të cilat e sugjeronin si “ilaç të klasit A që vret koronavirusin”.
Këto janë një nga shumë mitet dhe teoritë e komplotit që përhapen aq shpejt sa COVID-19. Ndër teoritë më të njohura – të cilat janë refuzuar shkencërisht – është se virusi është krijuar në një laborator në Wuhan.
Ekspertët thonë se epidemitë dhe katastrofat janë situata klasike në të cilat informacioni i rremë ka shumë rol.
“Është jashtëzakonisht e lehtë për t’u përhapur sepse kemi një epidemi vdekjeprurëse. Ky virus po vret”, tha Brian Houston, një ekspert i shëndetit mendor dhe komunikimit. “Gjërat që ne nuk mund t’i shohim, të cilat janë të reja dhe të vështira për t’u kuptuar. na trembin më shumë. Historia e ka provuar këtë.”