Aktualitet ‘Mitsubishi’ i pret rrugën makinës së Policisë, plagoset efektivi i rrugores

‘Mitsubishi’ i pret rrugën makinës së Policisë, plagoset efektivi i rrugores

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maliq – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çërravë, kur një mjet tip “Mitsubushi” teksa po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit ka goditur një mjet të policies, brenda së cilës ishte dhe një efektiv i rrugores.

Sipas uniformave blu mjet tip “Mitsubishi” ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën dhe krejt papritmas është përplasur me mjetin e policisë.

Nga goditja ka mbetur i plagosur oficeri i policisë rrugore, i cili ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Mitsubishi” ku po pyetet për rrethanat e ketij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.