Mjekët izraelitë janë optimistë për rezultatet që ka dhënë një kurë e re kundër Covid-19. Studiuesit në spitalin Ichilov të Tel Avivit kanë parë efektivitet në masën 95% te një ilaç i përdorur te pacientët në gjendje të moderuar dhe ata në gjendje të rëndë.
Profesori Nadir Arber nga Qendra e Integruar e Parandalimit të Kancerit thotë se ilaçi, i quajtur EXO-CD24, është i lirë dhe efektiv dhe duhet të jepet një herë në ditë për pesë ditë. Nga 30 pacientë që iu dha ilaçi, 29 treguan një përmirësim të dukshëm brenda dy ditësh dhe lanë spitalin tre deri në pesë ditë më vonë. Ndërsa një pacient u shëruar plotësisht. Pas suksesit të ilaçit të ri, mjekët i bënë thirrje Komitetit të Helsinkit të Ministrisë së Shëndetësisë, për të kërkuar shtrirjen e testit në më shumë pacientë. Ndërkohë, një tjetër ilaç ka dhënë rezultate të ngjashme në Qendrën Mjekësore Hadassah.
Ilaçi Allocetra u testua në 21 pacientë në gjendje kritike, nga të cilët 19 u shëruan brenda gjashtë ditëve dhe u larguan nga spitali mesatarisht pas tetë ditësh.