Një mjek gjerman që punonte në Londër, i cili injoroi udhëzimet e izolimit pas zhvillimit të simptomave të infeksionit COVID-19, u gjet i vdekur në banesën e tij afër Berlinit.
The Guardian shkruan se gjithnjë e më shumë njerëz shqetësohen nëse ka patur të infektuar gjatë udhëtimit të tyre nga Britania e Madhe në Gjermani.
Ky shtetas gjerman, 58 vjeç, identiteti i të cilit nuk u zbulua, po punonte në Londër si zëvendësues i një mjeku tjetër kur mori simptomat. Punëdhënësi i tij tha që ai po shkonte në izolim më 19 mars, por mjeku nuk u testua.
Gjashtë ditë më vonë, më 25 mars, mjeku udhëtoi për në Berlin, ku ai ka një anëtar të ngushtë të familjes dhe ku zotëron një apartament – rrethi Babelsberg në Potsdam.
Javën e kaluar, mjeku i tha kushëririt të tij se ai ende kishte simptoma – ethe dhe kollë të thatë. Të premten, ai nuk u përgjigj më në telefon dhe trupi i tij u zbulua në apartamentin e tij të dielën.
Një autopsi konfirmoi se ai ishte infektuar me koronavirus.
Rasti zemëroi zyrtarët gjermanë.
“Unë jam i zemëruar”, tha Mike Schubert, shefi i shtabit të Postdam. “Si mjek, ai i dinte rreziqet. Si mund të shkonte në mes të njerëzve, në dy vende të ndryshme? Ky njeri u soll plotësisht në mënyrë të papërgjegjshme”.
Policia gjermane dhe homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar ditë të tëra duke eksploruar rrugën e tij nga Londra në Berlin, ku ai besohet të ketë mbërritur me aeroplan. I vetmi fluturim midis dy qyteteve ishte në 25 mars, i Ryanair.
Aty kishte 41 pasagjerë në fluturim, dhe autoritetet në Postdam tani janë duke kërkuar se njerëz mund të ketë takuar ky mjek pas mbërritjes.