Bota Mjeku shëron veten nga tumori

Mjeku shëron veten nga tumori

Një mjek i mirë shëron në fillim vetveten. Kjo shprehje i shkon për shtat një mjeku australian, i cili bëhet i pari pacient në botë që shërohet nga Glioblastoma, një sëmundje tumorale që dëmton trurin dhe palcën kurrizore.

57-vjeçari Richard Scolyer iu nënshtrua një vit më parë një terapie inovative, të cilën e kishte zhvilluar vetë. Bëhet fjalë për një kombinim mes imunoterapisë dhe ilaçeve kundër kancerit, të cilat rezultuan mjaft efektive për të kuruar për të parën herë një sëmundje me një vdekshmëri gati të padiskutueshme.

Madje në shumicën e rasteve, pacientët nuk jetonin as një vit nga konstatimi i sëmundjes.

Terapia, të cilën ai e zhvilloi sëbashku me kolegen e tij, profesoren Xhorxhina Long bazohet tek injektimi i një lloji të veçantë vaksine që trajnon sistemin imunitar të të sëmurëve të godasin qelizat tumorale. Për të përforcuar efektin, pjesë e kurës janë edhe ilaçe të veçanta dhe ndërhyrja kirurgjikale, në varësi të tumorit.

Çifti i mjekëve u vlerësua me çmimin “Australianët e vitit” për këtë arritje.