Disa njerëz e kanë më të lehtë të kuptojnë emocionet e të tjerëve, edhe pa patur një diplomë psikologjie. Por për këtë aftësi të tyre ndikon edhe shenja e horoskopit që iu mundëson dhuntinë e të ‘lexuarit’ të të tjerëve. 4 prej shenjave shkëlqejnë në inteligjencën emocionale pa u munduar shumë.
Gaforrja
Të udhëhequra nga hëna e cila drejton ndjenjat, Gaforret janë ‘sfungjerë’ emocionesh. Ato mund të përthithin energjinë dhe ndjenjat e njerëzve përreth, njësoj si të kenë një shqisë të gjashtë. Jo vetëm që e vënë re humorin e dikujt, por e ndiejnë. Kjo është arsyeja pse janë miq të mirë dhe të besuar. Nëse keni një sekret ose brengë, mjafton t’ia thoni një Gaforreje sepse do të dijë t’ju kuptojë dhe këshillojë.
Gjithashtu, ato arrijnë të kuptojnë mirë ndjenjat e tyre dhe si rrjedhojë, t’i japin shpjegim një sjelljeje të caktuar të dikujt.
Virgjëresha
Virgjëreshat kritikohen si perfeksioniste dhe analizuese, por kur vjen puna te të kuptuarit e të tjerëve këto janë superfuqia e tyre. Një Virgjëreshë nuk mbështetet vetëm tek intuita. Ajo vëzhgon, proceson dhe nxjerr një përfundim bazuar në faktet që ka. Shkurtimisht, arrijnë të shohin detaje që të tjerëve iu humbasin dhe të kuptojnë sjellje që duken normale për të tjerët.
Kjo nuk i bën të jenë të ftohta dhe pa ndjenja, por krejt e kundërta. Atyre iu intereson vërtet por më shumë përqendrohen te të kuptuarit e pse-ve se sa te të ndjerit e energjisë. Kjo nuk do të thotë se do t’i shprehin haptazi mendimet e tyre, por nëse thonë se kanë dalluar diçka, besojini.
Akrepi
Kjo shenjë e meriton tërësisht reputacionin e saj si perceptuese e mirë e emocioneve. Por janë edhe shumë empatikë ndaj mund ta ndiejnë emocionin e personit tjetër. Kjo aftësi e kombinuar me natyrën e tyre analitike i bën të jenë të aftë në leximin e situatave dhe njerëzve.
Instinktet e forta që kanë mund t’i bëjnë të ndiejnë edhe luhatjet e tjetrit përpara se ai vetë ta kuptojë. Në thelb, Akrepëve nuk iu pëlqen të gërvishtin sipërfaqen. Ata duan të dinë çfarë i shqetëson të tjerët dhe kanë dhuntinë për ta mësuar fare lehtë.
Peshqit
Peshqit janë poetët dhe artistët e emocioneve sepse drejtohen nga planeti i ëndrrave, Neptuni. Ata kanë një aftësi të pagabueshme për të kuptuar rrymat emocionale dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj ndjesive të të tjerëve. Nëse Gaforret janë ‘sfungjerë’ emocionalë, Peshqit janë pasqyrat. Ata mund të reflektojnë çfarë po ndieni përpara se ta keni procesuar.
Peshqit mund ta vendosin veten në vendin tuaj dhe të ndiejnë përjetimin tuaj. Gjykimi i tyre nuk kalon përmes logjikës, por ata janë bashkudhëtarët tuaj në rrugën e ndjenjave.