Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një takim me banorët e Thumanës, ku janë publikuar edhe modelet e shtëpive të reja për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministrja Elva Margariti publikoi modelet e banesave. “Do të ketë 3 tipologji shtëpisë. 1+1 deri në 60 metra katrorë, 2+1, deri në 78 metra katrorë dhe 3+1. Banesat janë me kopshte të veçanta. Standardi do të jetë më i lartë se sa në banesat që janë shkatërruar. Do të ndërtohen edhe shkolla dhe terrene sportive në këto zona”, tha ministrja.