Fitorja e tij është një garanci se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të janarit, por edhe simbol i një modeli të rinj politikanësh.
Ky ishte triumfi më i madh në jetën e 55-vjeçarit Boris Xhonson. Pasi u bë anëtar i Partisë Konservatore, karriera e Xhonson mori një hov të jashtëzakonshëm kur u zgjodh Kryebashkiak i Londrës, për t’u emëruar më pas Ministër i Jashtëm. Si një mbështetës i zjarrtë i Brexit, Xhonson ka reputacionin e një politikan që flet shkoqur, i papërmbajtur dhe luftarak. Xhonson i bashkangjitet radhës se politikanëve karizmatikë dhe rebelë si Trump në SHBA, Macron në Francë, Mette Frederiksen në Danimarke, Kurz në Austri, secili prej tyre ne mënyrën e vet ka triumfuar duke gjetur pikën e dobët të shoqërisë dhe duke ofruar zgjidhje pjesërisht radikale.
Xhonson mund të jetë më i ashpër seç duhet, por kjo duket të jetë pjesë e sharmit të tij. Kritikët e tij e ish-gazetarin si një figurë që ngjall polemika, duke e akuzuar për deklarata raciste, seksiste dhe islamofobike. Por kjo nuk i ndaloi britanikët nga të gjitha radhët politike të zgjidhnin Xhonson, jo vetëm për shkak të zgjidhjeje të prera që ai ofron, por sepse 55-vjeçari është kthyer tanimë në simbolin evropian të një modeli të ri liderësh të suksesshëm.
Xhonson, emri i plotë i të cilit Alexander Boris de Pfeffel Xhonson, lindi në Nju Jork dhe u diplomua vonë Universitetin e Oksfordit.
Ai e filloi karrierën e tij si gazetar, kur u bë i njohur për qëndrim skeptik ndaj Bashkimit Europian. Ai u bë anëtar i Parlamentit në vitin 2001, dhe në vitin 2008 u zgjodh kryebashkiak i Londrës.
Trashëgimi a Xhonson si kryetar bashkie ishte i mjaft kontradiktor. Xhonson fitoi popullaritet duke marrë pjesë nëpër maratona, festivalet dhe koncertet e Londrës. Ai kryesoi Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, ku edhe demonstroi aftësinë e madhe për të udhëhequr. Xhonson shërbeu dy mandate si dy kryetar bashkie, duke mos pranuar të kandidonte përsëri në vitin 2016, në kohën kur po zhvillohej referendumi i Brexit.
Falë intuitës politike, Xhonson ishte ndër të parët që mbështeti daljen e Britanisë së Madhe, duke u distancuar nga aleatët e tij politikë, përfshirë ish-kryeministrin David David Cameron, për t’u bërë udhëheqësi jozyrtar i fushatës se Brexit.
Gjatë fushatës, Xhonson nuk i kurseu deklaratat dhe kritikat e ashpra duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar po i dërgonte 350 milion paund çdo javë BE-së, të cilat sipas tij mund të investoheshin në shëndetësi. Ai gjithashtu argumentoi se liria e lëvizjes së BE-së e bëri Mbretërinë e Bashkuar më pak të sigurt dhe se dalja nga unioni do t’i lejonte Mbretërisë së Bashkuar të rimerrte kontrollin mbi kufijtë e saj.
Fushata pro-Brexit fitoi referendumin në 23 qershor të vitit 2016 dhe pasi Cameron dha dorëheqjen, Xhonson u pa si pasardhësi i tij. Por kandidimi i Xhonson dështoi, pasi një aleat politik e tradhtoi. Në vend të tij, kryeministre u zgjodh Theresa May . Xhonson u desh të zgjidhte për detyrën e sekretarit të jashtëm, të cilën e la në korrik 2018 në shenjtë protestë ndaj shtyrjes së Brexit.
Ai filloi një fushatë të ashpër duke kërkuar dalje sa më të shpjete nga BE-ja dhe duke sulmuar ashpër May dhe zyrtarët europianë, duke marrë kështu mbështetjen e të gjithë votuesve të Brexit. Presioni i ushtruar e detyroi përfundimisht May të jepte dorëheqjen në fillim të këtij viti. Dhe Xhonson iu dha një shans tjetër për t’u bërë kryeministër.
Në korrik ai premtoi se në fillim të 2020-ës Britania do të kishte dalë nga BE-ja deri në fillim të 2020-ës, edhe nëse do të duhet të dilte nga unioni pa arritur marrëveshje. Të enjten të gjitha premtimet dhe deklaratat e ashpra duket se u mblodhën së bashku për t’i ofruar Partisë Konservatore fitoren më të madhe në dekada.
Ndërkohë që Xhonson u përqendrua tek ajo që shqetësonte më shumë britanikët, ekonomia dhe Brexit, Corbyn u përpoq ta çonte vëmendjen tek pabarazia sociale dhe nevojës për të investuar në shërbimet publike. Por ai nuk arriti të mbante një qëndrim të qartë për Brexit, duke bërë thirrje për një referendum të dytë që do të përfshinte mundësinë e qëndrimit në BE. Ai nuk pranoi të thoshte cilën palë do të mbështetej në një votim të tillë, ndërkohë që Xhonson i vuri të gjitha shpresat tek votuesit pro-Brexit, duke e luajtur fuqishëm “kartën” e daljes nga BE-ja.
Një nga arsyet përse Xhonson u zgjodh më një numër kaq të madh votash është aftësia e tij për të çuar çdo kauzë, politikë dhe vendimmarrje deri në fund. “Ai nuk di të tërhiqet, as edhe aty ku duhet të bëjë një hap pas. Kjo e bën një figurë sa të dashur, aq edhe kontradiktore”, thotë analisti britanik Jen Kirby. “Të shpallte zgjedhjet ishte një rrezik i madh. Të gjithë ia thanë. Por Xhonson ishte i bindur se britanikët do të votonin për mbylljen e çështjes së Brexit”, thotë ai.
Duke i besuar intuitës politike, Xhonson duket se e kuptoi në kohë se këto zgjedhje do të nënkuptonin grumbullimin e britanikëve që mbështesin Brexitin tre vjet më parë, për të votuar kësaj radhe për të. Por si ia doli një politikan kaq kontrovers të bënte bashkë britanikët, kur afërsisht gjysmën e vendit preferon të qëndrojë në BE. Arsyeja është se Xhonson arriti të bashkojë votuesit pro-Brexit pas partisë së tij. Falë intuitës së tij politike për të shkuar në zgjedhje, konservatorët janë në pozicionin më të fuqishëm në më shumë se 100 vjet.