Extra Modelja e vetme që refuzoi Cristiano Ronaldon (FOTO)

Modelja e vetme që refuzoi Cristiano Ronaldon (FOTO)

Edhe pse të gjithë mendojnë se asnjë femër nuk mund t’i rezistojë Cristiano Ronaldos për shkak të bukurisë, famës dhe parave, një bukuroshe ruse i hedh poshtë këto mite.

Modelja Viktoria Odintcova, gjatë një interviste në spektaklin rus “Makarena”, tregoi se sulmuesi portugez i dërgoi një mesazh privat në Instagram duke i kërkuar të njiheshin dhe ajo jo vetëm që nuk iu përgjigj, por e fshiu atë nga llogaria.

Megjithatë, modelja specifikon që kjo gjë ka ndodhur shumë kohë më parë. Kështu që partnerja aktuale e yllit portugez, Georgina Rodriguez mund të rrijë e qetë pasi nuk ka asnjë tentativë së fundmi për ta tradhtuar.