Një tjetër personazh i botës sët elevizionit ka fituar betejën me koronavirusin. Ai është moderatori Bledi Strakosha. Nëpërmjet një mesazhi të shkurtër në profilin e tij në rrjetet sociale, Bledi ka shkruar beteja e tij nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht ia ka dalë.
“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19 Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime. Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën”, shkruan Strakosha.
Ditën e djeshme, ka qenë ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj e cila ka rrëfyer betejën e saj me këtë virus, duke zbuluar se nuk e ka pasur aspak të lehtë.