Kompania Moderna deklaroi se vaksina e saj kundër COVID-19, e cila është aprovuar në Bashkimin Europian për përdorim tek të rriturit, “është shumë efektive dhe te fëmijët mbi 12 vjeç”.
Këto rezultate janë tregues se Moderna mund të përdoret edhe te grupmoshat e reja.
Kompania planifikon që këto të dhëna t’i paraqesë dhe tek rregullatorët globalë në muajin qershor.
Në një deklaratë për mediat të martën, Moderna theksoi se nga personat që u morën në studim dhe u injektuan me dy doza të vaksinës, asnjëri prej tyre nuk u infektua me COVID, duke nënkuptuar efektivitetin 100% të vaksinës.
“Dy javë pasi morën një dozë të vetme, vaksina ishte 93% efektive tek fëmijët e moshës 12-17 vjeç,” – shtoi kompania.