Fituesi i BBV, Luiz Ejlli ka treguar ditën e sotme në podcastin e kryeministrit Rama “Blue Bradhërs”, se cilat do të ishin ndryshimet që çdo shkodran pret sipas tij nga Beci.
Kryefjala e problemeve sipas tij janë plehrat e qytetit, ndërsa e rëndësishme është të rregullohen edhe rrugët e qytetit si dhe thellimi i Bunës dhe modernizimi i saj si “Venecia”.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Po pra, atë po them. Tani, për të shkuar drejt fundit, jemi në kushtet kur ti jeton në Tiranë. Shkon në Shkodër shpesh?
Luiz Ejlli: Minimumi dy herë në javë.
Edi Rama: Po për çfarë arsye shkon në Shkodër?
Luiz Ejlli: Shkoj vetëm se shkoj tek varri i babës, se shkoj shpesh, se atë vend e quaj shumë të shenjtë. Ka një paqe shpirtërore aty dhe kam pjesë të madhe të shoqërisë në Shkodër e për hir të asaj që kalove, kisha vendosur të bëja një jetë shumë të mbyllur. Nuk po e bëja atë jetën e natës në Tiranë, ato daljet dhe sapo kisha hapësira, ikja në Shkodër. Ikja dy herë në javë. Tani që kam dalë, nuk po kam kohë as të pi një kafe me nënën, që e kam në Shkodër.
Edi Rama: Pyetjen e kisha për arsye tjetër. Ti e bëre atë që e quajte kthimin e nderit për Benetin. Tani, duke qenë se ti je i lidhur me Shkodrën, shkon në Shkodër e nuk je aty gjithë kohës, gjë që të krijon dhe një farë distance, por je dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe sheh. Çfarë do doje ose çfarë pret nga Beneti, se nderin ia ktheve, nuk mund t’ia kthesh gjithë jetën, u latë. Çfarë pret ti nga Beneti si një votues i tij që pastaj kur të vijë radha përsëri të thuash, e bëri këtë që prisja apo bëri jo aq sa prisja, apo bëri mjaftueshëm. Prandaj do ia jap votën prapë. Çfarë pret ti? Po të pyes si një shkodran që e ka votuar.
Luiz Ejlli: Unë e them haptas. Kërkoj tre gjëra nga Beneti si qytetar shkodran, si populli.
E para, pastrimin e qytetit nga plehrat që bëhen sa më shumë mbushen kazanët, digjen e dihet.
Lagjet e vjetra ose lagjet që janë pak më të thella, janë pa rrugë të shtruara. Bie shi dhe bëhet gropa që s’ke mundësi të kalosh. Flas qytetin, s’ka lidhje se Oboti e ato pjesa këtej. Pra, shtrimin e rrugëve dhe Shirokën, Bunën, thellimin e saj në bashkëpunim me mbështetjen tuaj kuptohet, edhe të jashtëm që janë të gjithë, jam i bindur që të gjithë do thonin po, se jam i bindur që ajo pjesë mund të bëhet shumë më e bukur se Venecia. Ura është bërë, ka atë hapjen, aty mund të vijnë nga Mali i Zi, bëhet një turizëm, vende pune. Të dy kemi qenë në France, në Paris, kemi parë kanalin se si është me ato varkat restorant, me muzikë, pra mund të bëhet në Shkodër, por ajo do thellim, do pastrim dhe jam i bindur që Beneti mund t’i bëjë, jo se po ja kërkon Luizi apo Shkodra, por me aq sa e kam njohur Benetin e di që nuk e zë vendi pa i bërë. Kjo është ajo që kërkoj unë, duke marrë parasysh që nuk jetoj aty aktualisht, por kam qejf ta shoh. Kur të marr vesh që janë bërë këto tre gjëra do të them bravo të qoftë që e bëre për Shkodrën, se unë nuk them do ta bësh për Luizin apo për Benetin. Bëje për Shkodrën e po i bëre këto, për mua ka respektin maksimal dhe i ka hallall të gjitha votat dhe gjithçka.
Edi Rama: Ka hallall një votë, se një votë i ke dhënë. Të tjerët do ta vendosin vetë atë punë.
Benet Beci: Vë re diçka. Në Shkodër disa herë më thonë këtë pjesën që ishalla po i bën plehrat, ishalla po i bën rrugët, që është detyra normale.
Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.
Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.
Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.
Benet Beci: Ishte një mënyrë…