Extra Moment paniku! Një ‘sirenë’ rrezikon të mbytet në akuarium përpara fëmijëve të...

Moment paniku! Një ‘sirenë’ rrezikon të mbytet në akuarium përpara fëmijëve të vegjël (VIDEO)

Një sirenë profesioniste përjetoi momente të tmerrshme gjatë një shfaqjeje në një akuarium në një qendër tregtare në Afrikën e Jugut.

Në video, Gabriela Green-Thompson Kay shihet duke kërcyer në ujë, teksa bishti i saj papritur ngatërrohet në disa nga koralet e rreme në rezervuar. Për disa sekonda, sirena e frikësuar, përpiqet që të dalë me shpejtësi në sipërfaqen e ujit derisa më në fund heq me urgjencë “bishtin” e saj.

Në fund, “sirena” shpjegoi se çfarë ndodhi.

“Çdo sirenë profesioniste duhet të dijë se si të dalë nga bishti i saj në rast urgjence. Fatkeqësisht aventura ime prishi magjinë e momentit, por doli edhe një mundësi shumë e mirë për stërvitje”, tha e reja me diplomë profesionale zhytjeje.