Lionel Messi qëndron i ulur mbi supet e Sergio Agueros, duke shtrënguar fort trofeun e Kupës së Botës. Messi zgjodhi ta postonte foton në Instagram – tani postimi më i pëlqyer në historinë e Instagramit, duke tejkaluar një vezë të zakonshme kafe.
Fotoja u realizua nga fotografi i Getty Images, Shaun Botterill.
Pasi Messi kishte kaluar ca kohë me familjen e tij pas marrjes së trofeut, kapiteni i Argjentinës filloi të shkonte drejt tifozëve, duke bërë që fotografët të nxitonin drejt portës në atë pjesë të fushës.
“Unë pothuajse u bllokova, por thjesht u bllokova në vendin e duhur”, tha fotografi Shaun Botterill për CNN. “Unë mendoj se nëse shumica prej nesh (fotografët) janë të sinqertë, ju gjithmonë keni nevojë për pak fat dhe unë pata pak fat. Messi ishte aty dhe ai nuk po lëvizte shumë.”
Botterill menjëherë ia dërgoi foton redaktorëve të tij. Rastësisht, djali i Botterill rastisi të ishte në punë në atë moment.
“Djali më dërgoi një mesazh dhe më tha: ‘E kam redaktuar foton babi, është një foto mjaft e bukur,'” kujton Botterill.
Edhe pas një karriere që filloi në Kupën e Botës
1986, Botterill thotë se këto momente ende duken surreale.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg konfirmoi se postimi i Messit në Instagram, i cili nis me foton e Botterill, kishte thyer rekordin e postimit me më shumë pëlqime në historinë e Instagramit.
“Pra, është paksa ironike që papritmas unë jam ky burrë i vjetër pa rrjete sociale, që padyshim falë një futbollisti të madh, ka shkrepur një foto që ka bërë namin. Pra, është vërtet qesharake – zbrita nga avioni dhe nuk e dija se çfarë dreqin po ndodhte.”
Postimi i Messi-t tani numëron më shumë se 73 milionë pëlqime.