Lideri politik i Hamasit e ka mësuar nga lajmet vrasjen e 3 fëmijëve dhe 4 nipërve të tij gjatë një sulmi ajror të Izraelit.
Ismail Haniya ka qenë për vizitë në Katar kur u njoftua nga shoqëruesit e tij se nga sulmi ajror izraelit në Gaza ishin vrarë 3 djemtë dhe 4 nipërit e tij.
Lideri politik i Hamasit ruajti qetësinë dhe tha që shpirti i tyre tani është me Zotin.
Shoqëruesi i tha të ndërprisnin vizitën nëse dëshironte, por Ismail Haniya çuditërisht refuzoi duke thënë “përse duhej ta bënte këtë”. Ai vazhdoi vizitën e planifikuar në spital.
Fëmijët dhe nipërit e liderit politik të Hamasit u vranë një sulmi ajror të Izraelit teksa ishin duke lëvizur me makinë.
This is the moment Hamas leader Ismail Haniyeh received news that his sons were killed by an Israeli air strike in Gaza.
The Israel Defence Forces confirmed it killed Haniyeh’s three sons – claiming they were terrorists. https://t.co/kZbq4EJuSO pic.twitter.com/6snh5yTrrp
— Sky News (@SkyNews) April 11, 2024