Dy motra palestineze janë ribashkuar në Rafah, në jug të Gazës.
Julia, një vogëlushe 18 muajshe, u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin El-Najar.
Motra e saj, Joury pesëvjeçare, gjithashtu u shpëtua nga rrënojat dhe ishte në spital duke u trajtuar për plagët e saj.
“Motra ime, e dashura ime”, qau Joury në momentin që kuptoi se motra e saj kishte shpëtuar.
Të dyja ishin me familjen e tyre duke ngrënë drekë kur ndërtesa pranë tyre u bombardua, duke shkatërruar shtëpinë në të cilën ndodheshin, tha xhaxhai i vajzave.
Vajzat u trajtuan për lëndime në kokë dhe mbetën të frikësuara dhe të traumatizuara, shtoi xhaxhai i tyre.
Më vonë ata u larguan nga spitali me familjen e tyre.