Vogëlushja Savvi, foshnja e lindur e shurdhër, solli lot gëzimi në sytë e familjes së saj. Falë teknologjisë, ajo arriti të dëgjojë zërin e nënës së saj për herë të parë.
Bëhet fjalë për Savvanën e vogël, një vajzë të vogël vetëm disa muajshe, e cila ka pasur probleme me dëgjimin që nga dita e lindjes dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë zhurmat e mjedisit të saj.
Dje ishte hera e parë që prindërit e vogëlushes Savvi i pajisën asaj aparate dëgjimi të krijuara posaçërisht për foshnjat.
Sapo dëgjoi tingujt e parë filloi të qante pasi nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte saktësisht. Pikërisht atëherë ajo dëgjoi zërin e nënës së saj, duke e mirëpritur me ëmbëlsi në botën e re, të çuditshme të tingujve dhe duke e pyetur nëse ishte mirë. Pikërisht atëherë Savvi i vogël pushoi së qari dhe e shikoi me emocion, por edhe… çudi që prindërit dhe të afërmit e saj po flisnin me të.
Videoja prekëse është postuar nga nëna e saj në Twitter, duke shkruar: “Është e lehtë t’i marrësh gjërat e vogla si të mirëqena, por në shtëpinë tonë dhuntia e zërit nuk është një prej tyre! Të duam Savvie!”.
Mom writes: “It’s easy to take the little things for granted but in our home, the gift of sound is not one of them! We are so incredibly grateful for the @moogcenter and how quickly we were able to get her amplified. We love you Savvie!” 🎥courtney.t.clem
pic.twitter.com/7mhv5G8t5b— GoodNewsCorrespondent (@GoodNewsCorres1) January 28, 2023