“Jam i përqendruar 100 përqind të Euro 2024 për të dhënë maksimumin me kombëtaren e Shqipërisë dhe më pas do të shoh çdo të bëhet në merkaton e verës”.
Kështu u shpreh pak ditë më parë Armando Broja teksa është i grumbulluar me Shqipërinë në fazën përgatitore për kampionatin Europian.
Megjithatë, sipas mediave italiane dhe konkretisht “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se për gjigantin kuqezi ka lëvizje serioze dhe këto janë bërë pikërisht nga drejtuesit kuqezinjë të Milanit. Drejtori Moncada ka udhëtuar një ditë më parë në Londër për të parë mundësitë e një transferimi të mundshëm të Brojës, i cili duket se nuk është i varur nga Zirkze, që po ashtu është afër Milanit. Ata kanë të njëjtën moshë, por nuk luajnë të njëjtën lojë dhe mund të ketë hapësira që të jenë të dy njëkohësisht në fushë”, shkruan ndër të tjera media sportive italiane.
Për Milanin nuk ka për të qenë e lehtë, duke parë se Broja po rikthehet ai i ditëve më të mira dhe një paraqitje e denjë në Europian do t’ia rriste ndjeshëm vlerën, e për të interesimi nuk mungon as nga klubet e Premier League, të cilat janë të gatshme të shpenzojnë shuma më të larta se kuqezinjtë e Milanit.