Kryesore Monika Kryemadhi: Arben Ahmetaj mund të arrestohet javës tjetër

Monika Kryemadhi: Arben Ahmetaj mund të arrestohet javës tjetër

Arben Ahmetaj mund të arrestohet javën e ardhshme. Paralajmërimin e ka bërë deputetja Monika Kryemadhit në studion e emisionit Opinion.

Kryemadhi është shprehur se Ahmetaj mund të arrestohet për hetimet që po bëhen për inceneratorët.

Monika Kryemadhi: Mund të jetë viktima e radhës z. Ahmetaj nga java tjetër.

Blendi Fevziu: Çfarë do t’i ndodhi z. Ahmetaj javën tjetër?

Monika Kryemadhi: Z. Ahmetaj mund të jetë viktima e radhës gjasme me akuzën e inceneratorëve për të mbuluar aferën e McGonigal të z. Rama. Prandaj mos u çudisni që z. Ahmetaj po bëhet sot kurban përballë opinionit publik shqiptar duke thënë që z. Ahmetaj ia ka dhënë dosjen e inceneratorëve Monika Kryemadhit dhe ky zotëri do shkojë në burg se ky është koka e inceneratorëve. Nuk është se s’është, është, është bashkë me Damian Gjiknurin, është bashkë me Mirel Mërtirin, është bashkë me Edi Ramën, është bashkë me Erion Veliajn por për të mbyllur aferën e inceneratorëve e cila paguan çdo ditë, z. Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje në mënyrë të tillë se kam frikë mos del z. Ahmetaj ai që ka çuar paratë te McGonigal që janë përdorur para nga institucionet shqiptare për të korruptuar një agjent të niveleve të larta. Por zero informacion kam marrë unë nga Ahmetaj.