Politika Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Vetë Kryemadhi ka pranuar se është nën hetim pasuror nga ana e SPAK, ndërkohë që më herët ajo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, dhe për të dorëzuar kallëzime për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi është paraqitur e vetme në ambientet e SPAK, ndërsa pritet që të japë shpjegime për çështjen e lobimit të ish-LSI, por edhe për pasurinë e saj.

Sa i takon hetimit pasuror, disa javë më parë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, u mor dhe e nëna e deputetes së PL-së.