Monika Kryemadhi është rikthyer në sallën e gjyqit ku po vlerësohet masa e sigurisë që është dhënë ndaj saj, Ilir Metës dhe të tjerëve.
Kryemadhi ka pasur sicc duket një provokim për prokurorët e SPAK që sipas saj marrin urdhra nga kryeministri Edi Rama.
Për këtë ajo ka lidhur për mesi një shall me logon e PS-së
Më herët gjatë ditës, në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se e ka humbur çdo shpresë te drejtësia e re, ndërsa hodhi akuza ndaj togave të zeza, duke i cilësuar “vegla të kryeministrit Edi Rama”.
“Po ju shpjegoj…Sapo pashë 3 muskutierët e drejtësisë së Edi Ramës dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Një mashtrim i drejtpërdrejtë nga prokurori Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin kur ju të gjithë jeni dëshmitarë se ai u rrëmbye nga një grup banditësh. E dyta, kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së pastruar të Ramës na la 3 orë kohë për të parë dosjen. I kam kërkuar gjyqtarit dhe prokurorit, se dosjen që e keni shpërndarë në media, atë material që ju e keni…”
Më tej, Kryemadhi u shpreh se i futën bashkë me Metën në një sallë gjyqi në mënyrë të qëllimshme.
“Nuk flas fare për zotin Meta! Sot ata kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. Na kanë futur në mënyrën të qëllimshme në një sallë. Kjo shkel të drejtat e individit, asnjë nga ne s’ është i akuzuar, të gjithë jemi të dyshuar. Poshtërsia më e madhe, që ata për të larguar vëmendjen nga gjithë krimi, kërkojnë të bëjnë edhe show mediatik, politik e ndoshta emocional.”