Fushata elektorale po prodhon reagime të ndryshme nga forcat parlamentare që i kanë shpallur ‘luftë’ njëra-tjetrës, të paktën verbalisht.
Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i dha një mesazh kreut të Kuvendit Ilir Meta, duke e akuzuar se ka hedhur baltë me të por se pas zgjedhjeve do bëhet për masazh koke.
Kryemadhi i ka dhënë një këshillë Tahirit. “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër” ???? ???????????????? Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor”, shkruan Kryemadhi.