Juventusi është shtangur në kampionat, teksa u mposht 0-2 nga Monza, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Bardhezinjtë e Allegrit e panë veten në disavantazh në minutën e 18-të, kur Ciurria i dha avantazhin miqve. Në minutën e 39-të, ishte Dany Mota që shënoi edhe golin e dytë për Monzën.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Monza merr një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në vendin e 11-të me 25 pikë, duke kaluar Juventusin, me këta të fundit që mbajnë vendin e 13-të me 23 pikë.