Njoftimi për ndarjen e Alvaro Morata dhe Alice Campello erdhi si “rrufe në qiell të hapur”. Kjo është arsyeja pse mediat dhe fansat nuk kanë reshtur së kërkuari arsyet e kësaj ndarje befasuese mes atij që konsiderohej si një nga çiftet më të fortë (dhe më të bukur) të skenës sportive.
Fillimisht u përfol për tradhti të pretenduar të futbollistit me një vajzë nga Marbella. Thashetheme që Alice i ka mohuar kategorikisht.
Tashmë, gazetarja Alexia Rivas, shumë e afërt me rrethin e Morata, ka zbuluar se cila mund të jetë arsyeja e vërtetë pse dy ish-bashkëshortët vendosën të ndiqnin rrugët e tyre.
Debati i furishëm mes sulmuesit spanjollit dhe ish-bashkëshortes gjatë Kampionatit Europian ka dalë në dritë. Një episod i cili, me sa duket, do të kishte përfaqësuar një pikë pa kthim për Morata, i lodhur nga sjellja e Alice.
Sipas asaj që Rivas tha në programin televiziv “Vamos a ver”, Alvaro Morata dëshironte të shijonte fitoren e Spanjës në Kampionatin Europian 2024 në shoqërinë e gjithë familjes së tij, duke përfshirë prindërit, vëllezërit dhe kushëririn e tij. Gjë të cilën Alice Campello do ta kishte refuzuar kategorikisht:
“Alvaro donte familjen e tij në festë, ndërsa Alice jo. Në fushë, para syve të të gjithëve, filloi një diskutim i tmerrshëm. Ky refuzim për familjen e futbollistit ishte pika që derdhi gotën, sepse Alvaro nuk mund të vazhdonte ta toleronte më atë që e konsideron mungesë respekti të italianes për familjen e tij. Ata u grindën jashtëzakonisht shumë, të gjithë ata që ishin aty mund t’i dëgjonin mjaft mirë. Nuk mund ta mbash burrin të mbyllur në shtëpi, ta ndash nga familja e tij, problem të cilin Alvaro e ka vuajtur tash 8 vite…”
Rivas nuk hezitoi ta përkufizonte Alice si “autoritare” dhe siguroi se sulmuesi jetonte me të në një lloj “burgu”, sepse ishte i kufizuar në rrethin e miqve. Sipas Alexia Rivas, marrëdhëniet mes të afërmve të Alice Campello dhe familjes së Alvaro Morata u përkeqësuan kur ndikuesja përfundoi në terapi intensive, pas lindjes së vogëlushes Bella.
Familja e Alice, me sa duket, filloi të akuzonte Morata se nuk ishte në lartësinë e detyrës si bashkëshort dhe prind, se kishte vënë angazhimet e tij profesionale përpara shëndetit të gruas. Deklarata që logjikisht nuk do t’i kënaqnin të afërmit e Alvaro, të cilët do të merrnin anën e tij.
Gazetarja dha edhe detaje të reja për divorcin, përsëriti se “nuk ka kthim prapa”. Morata dhe Alice tashmë janë duke përgatitur dokumentet e divorcit dhe gjithçka sugjeron se do të zyrtarizohet në mënyrë miqësore, duke marrë parasysh bujarinë e sulmuesit kuqezi: “Ata janë të martuar, pra kanë bashkëpronësi mbi pasurinë.
Megjithatë, Alvaro është gati t’i japë Alice atë që meriton dhe gjithçka që ajo dëshiron. Avokatët e palëve përkatëse po punojnë së bashku për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Alvaro dëshiron që të mos iu mungojë asgjë Campello dhe fëmijëve të tyre”.
Morata do të ishte i gatshëm t’i ofronte ish-gruas së tij më shumë seç duhet, të gjitha me synimin për të garantuar mirëqenien e katër fëmijëve që kanë të përbashkët. Sulmuesi i Milanit nuk ka kërkuar asgjë në këmbim, megjithëse ligjërisht do t’i takonte edhe një pjesë e aseteve që Alice ka grumbulluar falë suksesit të bizneseve të përbashkëta.
Campello është pronare e markës “MASQMAI”, e cila është vendosur si një nga më të rëndësishmet në sektorin e bukurisë. Pa harruar që ajo është një influencuese shumë e ndjekur si në Itali, ashtu edhe në Spanjë me mbi 3 milionë “friends”.