Të gjithë e dinin që Chelsea mori një thesar me blerjen e Alvaro Moratas gjatë kësaj vere, dhe spanjolli e ka treguar që në muajin e parë.
Transferimi me vlerë 70 mln euro nga Real Madrid është ambientuar më së miri në “Stamford Bridge”, duke shënuar në dy ndeshjet e para të Premier League.
Dhe fakti që ka kontribuar edhe nga një asist në të dyja ndeshjet çka do të thotë se ai tani ka thyer një rekord në Premier League!
Asnjë lojtar i historisë së kampionatit anglez nuk ka shënuar dhe të ketë dhënë asist në dy ndeshjet e para rresht brenda në shtëpi, diçka që tani e ka bërë Morata.
Sulmuesi u fut nga stoli dhe shënoi, si dhe përgatiti një gol për David Luiz, në humbjen 3-2 ndaj Burnley në ndeshjen e parë të sezonit.
Edhe sot, pasi dha një asist për Fabregas, shënoi vetë golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Everton.