Policia e Gjirokastrës arrestoi 3 persona nën akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë së një 19-vjeçari, ndaj të cilit ushtruan dhe dhunë.
19-vjeçari bëri kallëzim në polici se ishte marrë peng nga 3 persona për motive të dobëta, pas një sherri dhe ishte futur me forcë në një makinë, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar dhe dhunë.
Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.