Dy vëllezërit Aleksandër dhe Lulash Gecaj janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për pengmarrjen.
Mësohet se ata morën në makinë një 41-vjeçar, e çuan në zonën e Kënetës dhe e kërcënuan.
“Morën në makinë pa dëshirën e tij një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit. Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç, (vëllezër), banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular”, deklaroi Policia.