Dy persona janë vënë në pranga pasi i hoqën lirinë një 53-vjeçari dhe e kanosën atë për t’i marrë një shumë parash në Gjirokastër.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore.”
Konkretisht, në pranga kanë rënë 45-vjeçarja me iniciale L.Ç. dhe 38-vjeçari me iniciale E.T. banues në Krahës të Memaliajt. Ata akuzohen për penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se të arrestuarit për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, qytetarin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.