Extra Morena Taraku: Do rikthej buzëqeshjen e familjes nga Durrësi me një shtëpi

Morena Taraku: Do rikthej buzëqeshjen e familjes nga Durrësi me një shtëpi

Pas tërmetit që tronditi vendin tonë, Morena Taraku “braktisi” Turqinë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

Ajo ditën e djeshme së bashku me reperin Stresi iu rikthyen buzëqeshjen shumë fëmijëve me dashurinë dhe ndihmën e ofruar. Por së fundmi, këngëtarja ka bërë të lumtur një tjetër familje.

Ajo përmes rrjetit social Instagram ka njoftuar se do ndërtojë shtëpinë e familjes së Elton Turja në Kameras të Durrësit.

Gjendja e tyre e vështirë, sëmundja e kryefamiljarit e ka prekur së tepërmi Morenën, e cila vendosi t’ju kthejë buzëqeshjen me një shtëpi.

View this post on Instagram

ISHA TEK FAMILJA ELTON TURJA NE KAMERAS, VENDOSEM NJE TEND.. NE SHTEPI KISHIN NJE BABA, E DI SE GJITHE BABALLARET SHQIPTARE JANE TE MREKULLUESHEM, POR FYTYRA E TIJ ISHTE AQ E BUT E BUJARE SA BRENDA SYVE TIJ SHIFJA NJE ZEMER TE GRYER QE I THOSHTE VETES PERSE FAMILJA IME FLEN JASHT…E SKAM SI TI NDIHMOJE!!! AJO CKA ME PREKU ME SE SHUMTI ISHTE SE AI KISHTE KOHE QE KISHTE PROBLEME ME ZEMEREN, DHE UNE E DI SE SA E E REND DHE SA E VESHTIRE ESHTE TE KESH DIKEND TE SEMURE NGA KJO SEMUNDJE… UNE MORRA PERSIPER TE NDERTOJ SHTEPINE E TYRE TE RE… DHE TE KTHEJ BUZEQESHJEN E TYRE ME NJE SHTEPI, SEPSE SHENDETIN SMUND TJA GARANTOJA ATI BABAJE TE SHKRET SEPSE AJO ESHTE NE DOREN E ZOTIT, PO ASHTU SI EDHE SHENDETI BABIT TIM QE KALON ME VITE E VITE OPERIME TE SHUMTA NGA KJO SEMUNDJE.. KJO SHTEPI DO TE JETE E NDERTUAR NGA UNE, NJE BIJE NGA KOSOVA, ME SHUME DASHURI PER NENEN SHQIPERI.. MT ❤️🙏🏽

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on