Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori dosjen për dy punonjësit e Burgut të Peqinit të cilët miratuar lejen për Artan Koçekun. Ky i fundit, e shfrytëzoi lejen nga burgu për të kryer një vrasje në Shkodër.
Më 17 dhjetor, Artan Koçeku vrau me armë zjarri pranë varrezave 35-vjeçarin Angjeli Shkami, për shkak të një borxhi që pashlyer.
Për ngjarjen, Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori dy punonjësit e burgut të cilët përgatitën dosjen për miratimin e lejes.