Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi”, pas 18 ditësh ka lënë spitalin e Durrësit. Laho mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arian Ndoj, të datës 1 nëntor.
Ndërkohë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku ndërroi jetë pak ditë më parë.
Kujtojmë se ai mori një plumb në nofull, që e bëri të pamundur që ai të jepte dëshminë e tij para policisë.
“Rrumi” cilësohet si i forti i Shijakut, ndërsa është përfolur si eksponent i botes së krimit, pasi akuzohet dhe për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.
Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ndodhi pasditen e 1 nëntorit, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në ndjekje e sipër, persona të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre për të vrarë shtetasit Arjan Ndoj, 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shoferin e tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho 46 vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Benz”, të prokurorit Ndoj.