Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me një kërkesë në rritje nga konservatorët e vjetër brenda partisë së tij për të dhënë dorëheqjen. Kjo pasi ai pranoi se kishte marrë pjesë në një festë me pije gjatë karantinës.
Kryeministri kërkoi falje për mënyrën se si e kishte trajtuar këtë ngjarjen të zhvilluar në kopshtin e “10 Downing Street” në vitin 2020 dhe tha se e kuptonte “tërbimin” e publikut për këtë.
Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab dolën në krah të Johnson. Por, udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross dhe mbështetësi i lartë William Wragg i bënë thirrje atij të largohet.
Ross tha se kishte bërë një “bisedë të vështirë” me Johnson pas kërkimit të faljes së kryeministrit përpara deputetëve këtë të mërkurë. Ai tha se do të merrte një iniciativë për të votëbesuar kryeministrin brenda partisë.
“Ai është kryeministri. Ishte qeveria e tij që vendosi rregullat e karantinës dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij,” – tha ai.
Nëse 54 deputetë konservatorë i dërgojnë letra Komitetit kjo do të shkaktojë një sfidë për lidershipin.
Ministrat u kanë kërkuar deputetëve që të presin rezultatin e një hetimi për shkeljen e supozuar të rregullave kundër Covid në atë festë të zhvilluar në DoWning Street.